Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj bashkë me kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku kanë zhvilluar një takim me Prokurorin Kombëtar italian Antimafia, De Raho. Ka qenë vet zoti Xhafaj ai që ka njoftuar për takimin, ndërsa në një mesazh në Twitter ai shkruan se kanë shkëmbyer përvoja në luftë kundër krimit të organizuar.
“Sapo përfundova një takim shumë të dobishëm me mikun tim Prokurorin Kombëtar italian Antimafia, De Raho dhe bashkëpunëtorët e tij, që ishin dje në Tiranë. Diskutim profesional e i frytshëm me një nga prokurorët më të njohur, me përvojë të shkëlqyer në luftë kundër krimit të organizuar.”, shkruan Xhafaj.