Ai qe ishte i vetmi qe mori persiper t’i tregonte te verteten e dhimbshme per humbjen e burrit dhe 3 femijeve ne aksidentin tragjik ne Velipoje, babai i Evisa Prekes ka thene sot se e bija eshte ne gjendje shoku ne spitalin e Durresit. “Vajza po lufton per jeten, eshte ne gjendje shoku, shteti duhet ta ndihmoje. Vajza do qendroje edhe 2-3 jave ne spital”.
Ai ka kerkuar ndihme qe shteti ti ofroje rehabilitim te bijes, pas kesaj ngjarje te rende qe ka pesuar.
Nuredin Lika eshte shprehur per News 24 se Evisa shpresone qe te pakten vajza e madhe te ishte mire.
“Vajza ndjente se diçka e keqe kishte ndodhur. Evisa pa të shoqin dhe 2 fëmijët në tokë pas përplasjes, shpresonte që vajza e madhe të ishte mirë, sapo zgjohet kërkon fëmijët, i japin ilaçe…është në gjendje shoku”,- eshte shprehur ai me lot ne sy. /balkanweb.com/