Mëngjesi i sotëm e ka gjetur Shkodrën të veshur me petkun e bardhë të borës. Në pak orë, rrugët e pemët u mbuluan nga bardhësia, teksa mendohej se bora dë të vazhdonte. Mirëpo pak pas orës 12 të drekës, rreshjet thuajse pushuan dhe bardhësia nisi të zhdukej. Por pamjet e veçanta janë fiksuar për ShkodraWeb nga kameramani Mark Gjeka. Në formën e një etydi, po ua përcjellim në vijim.