(Foto ilustruese) Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milot dhe për pasojë është shkaktuar radhë e gjatë automjetesh. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se radha e automjeteve arrin deri në 3 kilometra. Forca policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e situatës. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit.