Ekspertiza paraprake e aksidentit në Velipojë ku humbën jeta 4 persona të një familje ka zbuluar detaje të reja. Ngjarja ka marrë përmasa të mëdha mediatike si pasojë e ikjes nga jeta në moshë të re të fëmijëve të familjes. Bilanci tragjik i këtij aksidenti ka qenë fatal, ndërkohë që është bërë e mundur zbardhja e skenës së ndodhjes së aksidentit.
Sipas ekspertizës: “Asnjë nga drejtuesit dhe pasagjerët e mjeteve që udhëtonin në “Alfa Romeo” dhe “Fuoristradë” nuk kishin vendosur rripin e sigurimit. Nëse do të kishin pasur rripin nuk do të kishte patur këtë bilanc tragjik ai aksident. Mjeti “Alfa” udhëtonte nga Velipoja drejt sektorit, ndërsa “Fuoristrada” nga Shkodra drejt Velipojës.
Shkak i aksidentit mendohet një shpërqendrim i momentit i drejtuesit të mjetit Alfa Romeo. Mjetet lëviznin me 100 km/orë dhe mjeti “Alfa” ka dale nga korsia dhe ka goditur “Fuoristradën” që më pas ka përfunduar mbi bordurën e hekurit.”