Territori i Bashkisë së Shkodrës është zgjuar i zbardhur nga dëbora. Sipas raportimeve nga terreni, në të gjitha njësitë ka patur rreshje bore gjatë natës, të cilat kanë rënë me intensitet të lartë. Trashësia varion nga 15- 20 cm, deri në mbi 1.5 në zonat e thella malore të Dukagjinit. Ndërkohë, në rrugë janë shfaqur fadromat e Bashkis, të cilat kanë nisur largimin e borës nga rrugët. Në akset më te frekuentuara, ka nisur edhe hedhja e kripës.
Sistemi arsimor përgjithësisht është në punë. Raportohet një numër i vogël nxënësish në shkolla, veçanarisht aty ku rreshjet kanë qënë më të mëdha. Numë më të vogël nxënsish ka në klasat fillore, por edhe tek ato 9- vjeçare. Zyrtarisht sipas DAR Shkodër, mësimi vijon normalisht në të gjitha shkollat e Bashkisë Shkodër.
Në territor ka patur edhe ndërprerje të energjisë për shkak të situatës së rreshjeve të borës. Në disa zona raportohet për ikje- ardhje të energjisë, ndërsa në disa të tjera, edhe brenda qytetit tanimë ka 2-3 ditë pa energji elektrike.