Kryeprokurorja Arta Marku është takuar sot me grupin e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas njoftimit zyrat mësohet se në fokus të këtij takimi ka qenë pikërisht mbledhja e dokumenteve të ish sigurimit si dhe identifikimi dhe gjetja e eshtrave te të zhdukurve gjatë regjimit komunist.
“Me Prokuroren e Përgjithshme Z. Arta Marku dhe ekipin e saj diskutuam sot për shinat e bashkëpunimit të përbashkët për verifikimin e figurave; mbledhjen e dokumenteve të ish sigurimi; identifikimin dhe gjetjen e eshtrave te te zhdukurve gjate regjimit komunist qe raportohen ne AIDSS si dhe adresimin e shkeljeve te te drejtave te njeriut qe hasen gjate përdorimit te dosjeve”, thuhet në njoftimin zyrtar.