Situata e rreshjeve të borës në rajonin e Shkodrës, ka sjellë një angazhim maksimal të strukturave edhe të Bashkisë në metropolin e Veriut. Që në orët e para të mëngjesit, stafi i Bashkisë së Shkodrës dhe ndërmarrjet në varësi, janë vënë në krye të punëve për të mirëadministruar situatën. Nënkryetari Arben Gjuraj ka dhënë një intervistë për mediat, duke folur për situatën, përballimin e saj si dhe, duke bërë thirrje që të ndërgjegjësohet edhe komuniteti për të bashkëpunuar maksimalisht në situatën e krijuar.