Shembuj konkret të përjashtimit nga skema e ndihmës ekonomike të familjeve në nevojë. Rasti më I fundit vjen nga Njësia Administrative Shosh në Bashkinë e Shkodrës. Një familje me 5 antarë, me kryefamiljar Mirash Kulla, i është hequr buka e gojës.
Kushtet që jeton kjo familje janë në kufijtë e tragjikes. Kjo famlje jeton 70 km larg Shkodrës dhe momentalisht në oborrin e “vilës” ku banojnë ka mbi 50 cm borë. Është e qartë se “nuk ka nevojë për ndihmë ekonomike” (!!!).