Shkruan në Facebook kryeministri Edi Rama: “HERONJTË E DITËS – Pas 3 orësh ecje në këmbë, FA shpëtojnë nënën e sëmurë të dy fëmijëve në fshatin Tejdrinë të Kukësit. Nëna 38-vjeçare, paraqitej me temperaturë të lartë trupore, 40 gradë dhe e kishte të pamundur të transportohej për në spital për shkak të bllokimit të rrugës nga bora.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët e Brigadës së Mbështetjes Rajonale të Kukësit u nisën drejt fshatit Tejdrinë, për ta dërguar më pas në spitalin e Kukësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve ? ?.”.