Drejtoria Vendore e Policise Elbasan njofton: Më datë 26.07.2017 në spitalin Kirurgjik Elbasan, është dërguar nga familjarët i vdekur shtetasi M.B., 17 vjeç banues në fshatin Katund i Ri Elbasan.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.
Vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale ( hemoragji cerebrale).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme. /ShkodraWeb/