Sekuestrohen sasi rekord kokaine në Portin e Durrësit. Burime pranë policisë thanë se sasia e kokainës së kapur brenda një kamioni është gjysmë ton.
Droga është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar ndaj kamionit në terminal i cili vinte nga porti i Barit. Dyshohet se droga vinte nga Kolumbia.
Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit dhe po heton në bashëpunim me autoritetet italiane, për persona të përfshirë në trafikun e kokainës nga Shqipëria në drejtim të perëndimit.