Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar për herë të parë pas kapjes së sasisë rekord të kokainës në Portin e Durrësit.
Përmes një postimi në Tëitter, Xhafaj shkruan se droga, 613 kg kokainë, u kap falë një superaksioni të policisë së shtetit në bashkëpunim me agjencitë e huaja. Për ministrin e Brendshëm, Forca e Ligjit dhe Forca e Shtetit po vepron, ndërsa ka njoftuar një konferencë urgjente të Policisë së Shtetit.
Ministri Xhafaj ne Twitter:
“Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja.Goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës!Hetimi vazhdon!Forca e Ligjit, forca e shtetit po vepron. Pas pak detajet nga policia e shtetit në një konferencë për shtyp”.