Gjykata e Durresit la ne burg stomatologen 38-vjeçare, Olesia Duka, e arrestuar per akuzen e mashtrimit. Prokurori Madrid Kullolli teksa lexoi akt akuzën në gjykatë, zbuloi edhe emrat e të mashtruarve nga Olesia e cila tha se është kërcënuar me jetë nga Genci Lule.
EMRAT E BIZNESMENEVE TE MASHTRUR SIPAS PROKURORIT
Idlir Hoxha (kambisti që i dha 900 mijë euro)
Edlira Shtini
Gerta Lumi
Adem Selmani
Myrteza Meshi
Ilir Doci
Rezart Shtini
Viktor Hoxha
Mirana Likaj (Olesia ka deklaruar sot në gjyq që e ka ortake e mban me të marrëdhënie biznesi: Kemi kontratë bashkë, nuk mbaj mend sa lekë i kam)
Besnik Daci
Genci Lule: (Kam marrëdhënie biznesi me të, 20 milion lekë të vjetra i kam, por më ka kërcënuar)