Pas rreshjeve të borës, zona veriore e Shqipërisë pritet të përfshihet nga rreshjet e dendura të shiut. Lajmi është bërë i ditur nga shërbimet sinoptike, ndërsa afrimi i kësaj situate ka ngritur në alarm edhe Prefektin e Qarkut Shkodër. Në emër të Komisionit të Emergjencave Civile që kryesohet nga prefekti Çesk Millja, ky i i fundit i ka dërguar një shkresë KESH-it për të mësuar planin e masave që do të merren me rikthimin e rreshjeve të forta të shiut.
Njëkohësisht, me date 2 mars pritet të ketë rreshje deri ne 70 mm në të gjithë basenin ujëmbledhës së Komanit dhe Vau Dejës, kjo duke u shoqeruar me ngritje temperature. Parashikimet janë se mund të ketë përmbytje në zonën e Nënshkodrës. Mesohet se rreziku i përmbytjeve lidhet me rritjen e pritshme të shkarkimeve, të cilat këto ditët e fundit janë 400 m3/sek dhe që mund të shtohen me nisjen e rreshjeve të shiut. ©ShkodraWeb