Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e sotëm ish-prefektin e Fierit Bujar Hasaj njëkohësisht edhe ndërtues. Arrestimi i tij është bërë pasi gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për mashtrim.
Hasaj akuzohet se ka mashtruar 2 persona duke u marrë nga 400 mijë euro. Hasaj me 6 mars 2012 dha dorëheqje nga posti, duke u zëvendësuar nga një tjetër përfaqësues i LSI-së në krye të prefekturës së Fierit. Aso kohe u fol se Hasajt ju kërkua dërëheqja nga vetë kryeministri Berisha. Hasaj ka kandiduar edhe si deputet në rradhët e PDK- së së Nard Ndokës.