Ish- ministri i Bujqesise, Edmond Panariti, ka reaguar sot per te sqaruar zerat qe thone se ministria qe ai ka drejtuar, i ka dhene grante kompanise Arbri Garden, pronari i te ciles u shpall ne kerkim pas kapjes se sasise rekord te droges ne Durres, ne kontenierin me banane.
“Shpif, shpif se dicka mbetet !!! Nuk mund te perlyhet dhe baltoset Ministria e Bujqesise per dicka qe nuk i takon!! Financimi i dhomave frigoriferike per prodhime bujqesore te firmave SE-BI dhe Arbri Garden eshte bere me fonde te programit IPARD – like te administruara nga Bashkimi Europian, te ekzekutuara nga Agjensia Gjermane dhe te asistuara nga projekte mbeshtetese te USAID.
Kriteret e aplikimit, vleresimi dhe vendim- marrja jane te strukturave te BE-se sepse AZHBR si pjese e Ministrisë së Bujqësisë ne 2015, ka qene perfshire ne proces trajnimi dhe nuk ka patur ze si ne vendimarrje ashtu edhe ne ekzekutim. Kjo eshte e verteta”, thote Panariti.