Një nga dy personat që mbeti i plagosur dje me armë zjarri në Fier, pasi ndërhyri për të ndalur agresorët të grabisnin një pikë këmbimi valutor ka ndërruar jetë. Mësohet se Agur Vrenozi 53 vjeç nuk ka munduar t’i shpëtojë plagëve dhe ka ndërruar jetë sot në spitalin e Traumës.
Ai ndërhyri për të ndihmuar pronarin e pikës së këmbimit valutor por është qëlluar me armë zjarri në kokë nga grabitësit. Policia arriti të kapë në kohë rekord autorët e dyshuar, Zini Fyraj, Lulëzim Demiraj, Dashamir Gergali. Ndërkohë mësohet se pronari i këmbimit valutor, Gëzim Hoxha është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.