Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka dale sot me nje deklarate te forte lidhur me tokat ne bregdet, duke dhene paralajmerim te vlefshem per gjithe qytetaret qe jane te interesuar te blejne. Permes nje deklarate per mediat, ai beri me dije se të gjitha tokat bregdetare që i janë grabitur shtetit ndër vite do t’i rikthehen.
Sipas Lames, “qeveria po përgatit një skemë veprimi për tonat në zonat bredgetare. Do krehet vendimmarja përgjatë vijës bregdetare. Do i nënshtrohen rivlerësimit 30 mijë parcela përgjatë gjithë bergdetit shqiptar”.
Ai theksoi se tokat në zonat bregdetare u ndanë duke u konsideruar si bujqesore, nderkohe.
“Të tregohen të kujdesshëm në momentin që duan të blejnë prona në zonat bregdetar. Para blerjes interesohuni në zyrat e urbanistikës dhe në Bashki. Nëse s’ka plane rregulluese në këto zona, mos i blini. Mos merrni toka të cialt nuk mund të kthehet asnjëherë në toka të ndërtueshme”- tha ai.