Ish-deputeti Kristian Demokrat Marku Frroku kërkon pafajsinë dhe depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë për dënimin që rëndon ndaj tij. Për refuzim të deklarimit të pasurisë dhe fsheje pasurie ish-deputeti Frroku është dënuar pak javë më parë nga Gjykata e Apelit me 6 vite burg, ndërsa sipas rekursit ai pretendon pafajësi.
Fillimisht ish deputeti u dënua me 7.5 vite burg nga dhoma penale e Tiranës ndërsa në apel dënimi u ul me 1.5 vite. I akuzuar dhe për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti në vitin 1999 në Belgjikë Frroku u shpall i pafajshëm dhe u dënua vetëm për fshehje pasurie.