Gjiganti koreano-jugor “Samsung Electronics” njoftoi sot një përfitim tremujor rekord duke lënë pas konkurrentin e tij “Apple” dhe që e ka bërë të harrojë ndalimin me burg të zëvendëspresidentit dhe fiaskon e Galaxy Note 7. Grupi e ka justifikuar performancën e tij me suksesin e Galaxy S8 dhe kërkesën e madhe për kartat e memories.
Samsung ka regjistruar një rritje me 72,9 për qind të të ardhurave gjatë tremujorit të dytë, rreth 12,6 miliardë dollarë. “Samsung ka lënë pas për momenti rivalët e tij, por përfitimet e “Apple” variojnë shumë pak, ndërkohë që ato të Samsung ndryshojnë shumë me çmimin e kartave të memories”, theksoi Greg Roh, analist tek “HMC Investment Securities”. “Përfitimi neto i koreano-jugorit është rritur me 88,9 për qind në tremujorin e dytë duke arritur në 9,92 miliardë dollarë, performanca më e lartë në pesë vjet”, sipas komunikatës.