Nga Spartak NGJELA
Të gjithë ata burra të mëdhenj shqiptarë që na ngritën në histori kur nuk pranuan të dorëzonin hebrenjtë te nazistët, i vrau Enver Hoxha dhe hordhitë e tij në vitet 1945-1946.
Kryeministri shqiptar, një enverist i çalë, ka shkuar në Amerikë me mendimin se do t’i shpëtojë skartimit të tij si i korruptuar duke u mburrur me një histori që nuk i përket Enver Hoxhës por atyre që vrau Enver Hoxha.
Përderisa është fakt historik që të gjithë shqiptarët e mëdhenj që shpëtuan hebrenjtë, u vranë dhe u masakruan nga Enver Hoxha në vitin 1945-1946, ku e gjen kurajën një enverist si Edi Rama që shkon e mburret personalisht për të masakruarit e Enver Hoxhës?
E gjen te ligësia e tij.
Shqiptarët sot kanë një kryeministër që, pasi është pushtuar nga ligësia si sëmundje, mendon se mund të shkatërrojë shqiptarët përfundimisht.
Esencialisht- i trembur deri në palcë nga ndëshkimi ligjor..
Psikikisht- i sëmurë
Moralisht- i korruptuar.
Ç’punë ka ky pafille me Ibrahim Biçakun, Lef Nosin, Patër Anton Arapin, Fuad Dibrën dhe njëzet a tridhjetë të tjerë që iu thanë Jo! gjermanëve për të dorëzuar hebrenjtë, por që i vrau Enver Hoxha!
Zotërinj! Hebrenjtë i mbrojtën burra të mëdhenj që kishin shkrirë pasurinë e tyre për Pavarësinë e Shqipërisë; dhe jo hajdutë si këta tanët që në 12 vjet i kanë vjedhë shtetit shqiptar dhe shqiptarëve mbi 12 miliardë Dollarë; por që do t’i dorëzojnë tani deri në qindarkën e fundit.