Volvo XC40, makina që debutoi shtatorin e shkuar, është zgjedhur Makina më e mirë e vitit 2018. Shtatë makina të reja synonin titullin prestigjioz. Në garën për më të mirin, Volvo mposhti Alfa Romeo Stelvion, Audin A8, BMW 5-Series, Citroen C3 Aircorss, Kia Stingerin dhe Seat Ibizan.
Ky çmim u nda pas votimit të 60 gazetarëve nga 23 shtete të Evropës. Volvo siguroi 325 vota, Seat Ibiza 242, ndërsa BMW 5-Series në vendin e tretë 226.
Për zgjedhjen e makinës më të mirë janë këto kritere: Dizajni, rehatia, siguria, ekonomia, manovrimi, performanca, funksionaliteti, pajisjet argëtuese, kënaqësia e shoferit dhe çmimi.