Donaldo Lushaj, menaxheri i kompanisë Arbri Garden, njëri nga dy të arrestuarit pas kapjes së drogës me vlerë 180 milionë euro në kontenierët me banane që ishin porositur nga Kolumbia, ka bërë me dije detaje të reja në dëshminë e tij në prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai ka mohuar përfshirjen në trafikun e drogës, por ka treguar procedurat që ka kompania ku ai punon për porositë nga Kolumbia, Ekuadori.
Sipas gazetarit të Panorama, Erald Deliu, Lushaj ka thënë se ngarkesa e fundit me banane, pra kontenierët ku u gjet e fshehur sasia rekord e drogës, kanë qenë dy javë me vonesë.
Sipas menaxherit, kontenierët ishin ndaluar për inskeptim në portin e Livornos në Itali.
Ai tha se pronarit Arbër Cekaj, i kishte ardhur një email për të paguar 4 mijë euro për ngarkim shkarkimin e bërë në portin italian.
Një tjetër deajt është se në portin e Durrësit, policia shqiptare kishte vënë re në kontenier gjurmë silikoni dhe për të mos rënë në sy policia ka bërë shpim të kontenierit, ka konstatuar se aty ishte droga e më pas e ka lënë të shkonte drogën në destinacion per te kapur me pas edhe “peshqit e medhenj”.