Një shtetase 26- vjeçare nga Shkodra ka tentuar ti japë fund jetës në rrethana akoma të paqarta. Lajmi bëhet i ditur nga policia e Shkodrës, e cila njofton se 26- vjeçarja është aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve. “Më datë 04.03.2018, në lagjen “Guerile”, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia SH.N vjeç 26 banuese në Shkodër, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.