Reshjet dhe shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës kanë shkaktuar përmbytje në disa njësi administrative të zonës së Shkodrës. Si pasojë e kësaj situate është mbledhur mbrëmjen e sotme, shtabi i emergjencave civile në prefekturën e qarkut Shkodër.
Prefekti Çesk Millja është kundër kryebashkiakes Voltana Ademi për shpalljen e emergjencës në njësinë Ana e Malit dhe Dajç. Sipas prefektit nuk ka përkeqësim te situatës, ndërsa shkarkimet nga hidrocentrali i Vau i Dejës janë 1300 metër kub ne sekondë.
Prefekti ka thënë se ne rast të përkeqësimit të situatës janë te gatshme masat për banoret, por për momentin sipas tij nuk ka nevojë për panik dhe situata po monitorohet.
Sipas Çesk Millja përmbytja ne Anen e Malit vjen si shkak i reshjeve në bazenin e lumit Drin ndërsa shkarkimet nga hidrocentralet janë të domosdoshme dhe po bëhen sipas rregullores.