Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Durrës-Tiranë, në zonën e Kasharit. Si pasojë e lagështirës në rrugë, shoferi ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Bazuar në raportimin e qytetarit për JOQ, tre persona janë plagosur nga aksidenti, ndërsa vetëm zonja me bluzë të kuqe (në foto) ka mundur të dalë jashtë makinës. Fillimisht ajo është shtrirë në bar dhe ka nisur të bërtasë për ndihmë.
Edhe pse kanë kaluar disa minuta nga momenti i aksidentit, ende askush nuk ka mbërritur për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarve.