Më datë 08.03.2018, në orën 21:30, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në fshatin Hajmel, Vau Dejës ka ndodhur një aksident.
Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar se një motorrçikletë ka dalur nga rruga,
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorrit, shtetasi, V. P. 21 vjeç, i cili është dëmtuar në kokë dhe po dërgohet për tek Spitali i Traumës Tiranë,
Ndërsa pasagjeri shtetasi E. M. 23 vjeç, banues në Laç Vau Dejës, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rreziku për jeten
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrathanave të aksidentit.