Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Durrësit, teksa një makinë ka përplasur një person. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së Dajlanit dhe nga fotot e siguruara shihet personi i plagosur në mes të rrugës në pritje të ambulancës. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit, por forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.