Brenda muajit mars, sipërmarrësit, por edhe individët do të mund të realizojnë online pagesat e 13 detyrimeve tatimore, përmes platformës e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi, njoftoi Drejtoria e Tatimeve.
Tatimpaguesit do të mund ta realizojnë këtë duke u loguar në portalin e-Albania me kredencialet e tyre dhe mund të kryejnë pagesë të pjesëshme ose të plotë, për këto taksa dhe tarifa:
Pagesa e TVSH-së së biznesit
Tatimi i fitimit të biznesit
Tatimi i lojrave të fatit të biznesit
Tatimi mbi të ardhurat personale
Renta minerare e subjektit
Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin
Taksat Kombëtare
Tarifat Kombëtare
Tatimi i mbajtur në burim
Kontributet shoqërore dhe shëndetësore nga biznesi
Detyrimet globale
Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi nga biznesi
Tatimi mbi të ardhurat personale të biznesit të vogël