Misteri i atyre të burgosurve që mundën të arratiseshin nga burgu famëkeq i Alcatrazit në San Francisco nuk do të marrë kurrë fund. Në vitin 1962 Frank Morris dhe John e Clarence Anglin mundën të arratiseshin nga dhomat e tyre duke këputur grilat e qelive.
Nuk u dëgjua kurrë për ata të cilët u arratisën duke u shndërruar kështu si subjekte dokumentarësh për vite të tëra. Policia e San Franciscos mori një letër në viitn 2013 të cilën pretendohej se e kishte shkruar njëri nga të arratisurit.
Për më tej ai shpjegonte se do ta tregonte vendndodhjen e të arratisurve nëse kthehej atje dhe bënte vetëm një vit burg. Letra u analizua nga FBI, por nuk u përcaktua saktësisht nëse atë e kishte shkruar vërtetë njëri nga të burgosurit.
Sipas Byrosë Federale të Hetimeve, hetimet janë rihapur dhe njëri nga të burgosurit është ende gjallë, por nuk dihet se ç’ka ndodhur me të burgosurit tjerë që ishin arratisur duke kaluar ujin përreth burgut me not.
Ai ia ka ofruar policisë marrëveshjen që të qëndrojë në burg në këmbim të trajtimit mjekësor për sëmundjen, por misteri ende vazhdon. Në letrën misterioze shkruhej: “Emri im është John Anglin. Jam arratisur nga Alcatrazi më 1962 bashkë me vëllanë Clarence dhe Frank Morrisin. Jam 83 vjeç dhe kam kancer. Të gjithë ia kemi dalë atë natë”.