Një sasi droge është kapur sërish në burgun e Shënkollit në Lezhë. Lajmi konfirmohet nga policia, e cila thotë se droga u gjet në mjediset e përbashkëta të dusheve. E thënë me pak fjalë, ishte “mall pa zot”. “Më datë 12.03.2018, në I.E.V.P. Shenkollë, Lezhë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë së burgut, në ambientet e përbashkëta të dusheve është gjetur 7,62 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit marijuanë e ndarë në 22 qese të vogla plastmasi. Punohet për identifikimin e autorit.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Lezhës.