Prej tre muajsh ajo ndodhet ne zyren e Prokurorit te Pergjithshem. Por kush është Arta Marku? Ja pershkrimi qe beri ajo sot ne emisionin e Sokol Balles, Real Story”:
“Vij nga një familje e thjeshtë, si shumica e familjeve shqitpare, me dy prindër të thjeshtë, babai ka qenë teknik i mesëm miniere, ndërsa mamaja ka qenë e papunë për pjesën më të madhe të kohës, deri pas viteve 90 ku si shumica e shqiptarëve filluan tregëti. Kam edhe një vëlla dhe nje moter më të vogël. Familja ime e re, perbehet nga unë bashkëshorti dhe dy vajzat, njëra 8 vjece dhe tjetra 14 muajsh.
Si është të shkëputesh nga qyteti ku ke jetuar prej vitesh?
Ka qenë vështirësia më e madhe e momentit, e kam vonuar shpërnguljen për dy muaj se e kisha të vësthirë, Tirana është qytet i zhurmshëm dhe i papastër kraharuar me Shkodrën, kemi ardhur dhe shpresojmë të përshtatemi për sa kohe do jemi.
Vini nga nje familje e persekutuar?
Mamaja ime e ka ndierë në kurriz persekutimin, babai ka qenë i dënuar dhe falë atij persekutimi mamaja ka mbetur pa shkollë pavarësisht rezultateve që i ka pasur të shkëlqyera.
Une e kam ndierë shumë pak persekutimin, sic ishte atëherë, kur vinte ne shkolle dikush i rendesishem, jepej tufa me lule, por une edhe pse isha nxënësja më e mirë nuk u lejova të jap tufën me lule.
Ndërsa per akuzat e hedhura ndaj saj pas zgjedhjes se kryeprokurore, Marku tha:
“Se kam parë në këtë prizëm, s’jam ndierë e mbrojtur apo e sulmuar jashtë mase prej askujt dhe isha e sigurt që asnjë gje s’kishte lidhje direkte me mua, jam e bindur për këtë
Secili ka kauzat e veta, ishte dicka përtej personales”