Një bari ka humbur jeten pasi eshte djegur në fshatin Lekël në Tepelenë. Burimet bejne me dije se një stan bagëtish është përfshirë nga flakët dhe për rrjedhojë është djegur brenda bariu 80-vjeçar, Ali Mullaraj, banues në Hormovë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë me grupin hetimor, ku paraprakisht dyshohet se kasollja ka marrë flakë nga zjarri që viktima përdorte për t’u ngrohur.