Në skandalin e pronave që shpërtheu sot në Lezhë i përfshirë është edhe futbollisti i Vllaznisë Renato Malota. Autoritet kanë arrestuar kryetarin e bashkisë, ndërsa nën hetim janë edhe 23 zyrtarë të tjerë, përfshirë këtu edhe qendërmbrojtësin e shkodranëve.
Malota iu bashkua Vllaznisë ne merkaton e janarit, ndërsa tani i duhet të përballet me një telash mjaft të madh të nxjerrë nga policia. Ai rrezikon të përfundojë pas hekurva të burgut.
Malota dyshohet se është i përfshirë në skemën e abuzimit me tjetërsimin e pronave në ‘Ranën e Hedhun’.