Një fenomen i çuditshëm po konstatohet në Velipojë. Deri ka përparuar shumë në drejtim të tokës (rërës) në breg. Fotot e shkrepura para pak minutave tregojnë se bashkë edhe shëtitorja shumë shpejt do të mbulohet nga uji.
Po gjatë ditës së sotme, në fshatin Baks i Ri është njoftuar se janë nën ujë mbi 10 hektarë tokë, kryesisht e mbjellur. Ata që e njohin Velipojën, sidomos qëndrën e saj, përmes fotove më poshtë mund të krijojnë një ide të asaj çfarë ka ndodhur. Sipas gjasave, gjithçka lidhet me fenomenin e njohur të baticës që “shtyn” detin në drejtim të bregut.