Zonat e përmbytura në Bashkinë e Shkodrës herë pas here përballen edhe me një problem tjetër. Nga mëngjesi i sotëm mungën energjia elektrike në Velipojë. Si pasojë, janë jashtë pune edhe hidrovoret e zonës. Para pak minutave është njoftuar se njëjta situatë është edhe në Dajç ku prej disa minutash nuk ka energji elektrike në tërë zonën. Të njëjtat informacione vijnë edhe nga Ana e Malit, Berdica dhe nga ish- komuna Rrethina, sot pjesë e Bashkisë së Shkodrës, ku edhe aty sapo ka ikur energjia elektrike.
Fenomeni ka shoqëruar zonat e përmbytura prej mëse dy javësh. Energjia ikën dhe vjen, ndërsa në mbledhjet e Komisionit të Emergjencave Civile të Qarkut, përfaqësues të OSHEE thonë se nuk kanë probleme. Të rrethuar nga uji dhe në errësirë totale, jeta bëhet më e vështirë për banorët. Çfarë është më e rëndësishme, siguria për jetën dhe pronën ulet ndjeshëm.