Një 30 vjeçar me probleme mendore është larguar nga Spitali Psikiatrik. Sot familjarët e tij kanë denoncuar në polici largimin e Edmond Durmishit duke kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.
Strukturat Policore që ndodhen në terren vijojnë punën për gjetjen, gjithashtu kërkojnë ndihmën e qytetarëve që në rast se e shohin dhe e njohin këtë person menjëherë të kontaktojnë në numrin e telefonit 129.
Edmond Durmishi ishte i shtruar në spitalin Psikiatrik në Vlorë prej pak kohësh, pasi vuante nga problemet mendore.