Një tjetër tentativë vetëvrasje është verifikuar në burgun e Shënkollit në Lezhë. Policia bën me dije se një 32- vjeçar i dënuar për “vrasje të mbetur në tentativë”, ka tentuar të vrasë veten duke përdorur mjete prerëse- brisk rroje.
“Më datë 17.03.2018, ne IEVP Shënkoll, shtetasi i dënuar R.H vjeç 32 banues në Fushë Krujë, i dënuar me 21 vjet burg, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, në gjendje depresioni, ka tentuar të vrasë veten me mjet prerës (brisk rroje), i cili pasi mori mjekim në spital u largua për te IEVP Shënkoll, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.”, thuhet në njoftimin e policisë.