Vdes në spital 68- vjeçari që u rrëzua dhe u dëmtua në kokë para një muaji. Sipas policisë, ai është rrëzuar aksidentalisht dhe megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ja ka dale të mbijetojë.
“Më datë 17.03.2018, në spital, ka vdekur shtetasi D.K vjeç 68 banues në Tiranë, i cili më datë 22.02.2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, aksidentalisht është rrëzuar e dëmtuar në kokë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”, thuhet në njoftimin e policisë për ngjarjen.