Situata e permbytjeve ne Qarkun e Shkodres ka precipituar negativisht. Ka qene prefekti i Shkodres Çesk Millja ai qe e ka shprehur ne mbledhjen e Komisionit te Emergjencave Civile te Qarkut. Ai ka thene se jo vetem ka rritje te prurjeve ne HEC-e, rritje te nivelit te ujit ne Bune, Drin dhe liqenin e Shkodres, por do te vijojne te rriten duke shkuar ne maksimum ne datat 20, 21 dhe 22 mars.
Ai ka kerkuar qe te sensibilizohen qytetaret ne zonat e permbytura, duke marre masa per familjaret dhe gjene e gjalle. Nga ana tjeter, prefekti Millja ka thene se i ka kerkuar Ministrise se Mbrojtjes 30 cadra, 200 shtreter si dhe 5 makina e 2 varka te ushtrise per te qene ne dispozicion ne rast nevoje per evakuim.
Nga ana e saj kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi ka thene se tanime kemi prezence uji ne dy familje ne Anen e Malit, rruga Shirq- Darragjat eshte e kalueshme vetem me varka. Kerkohet vemendje e rritur per jeten e banoreve dhe gjene e gjalle, por duke kerkuar pergatitje per cdo situate te mundshme, ka thene Ademi.
Gjate mbledhjes eshte diskutuar me detaje mbi skenaret e mundshem, ndersa eshte vene theksi ne paralajmerimin e njerezve, prezencen e ushtrise dhe policise ne zonat e permbytura si dhe venien ne dispozicion te disa numrave te kontaktit ku banoret duhet te njoftojne nese kane nevoje per evakuim gjate nates se sotme. @ShkodraWeb