Sot rreth orës 18:00, përmes një telefonate, është kërkuar ndihmë, pasi 2 të mitur kishin mbetur të bllokuar në ujerat e lumit Kir, poshtë Urës së Bardhajve.
Në zonën ku u kërkua ndihmë, shkuan shërbimet e Policisë lokale dhe Grupi i Emergjencave të FNSH-së, Shkodër.
Ata u angazhuan në operacionin e shpëtimit dhe arritën në kohë të nxirrnin nga uji 2 fëmijet e moshës 14 vjeçare, si dhe shtetasin F.Gj. 60 vjeç, i cili kishte shkuar për t’u ofruar ndihmë fëmijëve.
Tre të shpëtuarit janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për kontroll, dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.