Një pjesë e sipërfaqes së fshatit Myselim në Njësinë Administrative Postribë në Bashkinë e Shkodrës, i është shtuar zonave të përmbytura në territor. Rrjedhja e rezervuarit të Shtodrit ka shkaktuar përmbytjen. Rryma e fortë e ujit ka sjellë me vete edhe inerte, të cilat kanë bllokuar kanalin kullues.
Menjëherë, është ndërhyrë me një mjet- fadromë, i cili ka bërë edhe pastrimin e kanalit kullues. /Marrë nga faqja zyrtare e Bashkisë së Shkodrës në Facebook/