Rreth një vit më parë, 32-vjeçari Albert Zekaj masakroi shokun e dhomës dhe trupin e tij, pasi e ngriu në frigorifer, e mbështolli me batanije dhe e hodhi në një kanal. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Fierit dhe gjithçka u zbulua disa ditë më parë. Pas vrasjes së Kreshnik Beqirajt, Zekaj vijoi jetën e tij i qetë, pa brengën e ndërgjegjes, e madje, nisi edhe punë tek disa misionarë, të cilët e strehuan dhe e ndihmuan.
Misionarët e shoqatës fetare, sapo kanë mësuar lajmin, kanë shkuar dhe janë paraqitur si vullnetarë për të dëshmuar gjithçka që dinin për autorin e dyshuar. Ata janë shprehur të tronditur, ndërsa kanë bërë të ditur se 32-vjeçari erdhi si nevojtar në muajin gusht të vitit të kaluar. Sipas dëshmive, Arturi ishte njeri i qetë dhe nuk të linte asnjë dyshim se mund të ishte vrasës.
Ndër të tjera, në rrëfim, përfaqësuesit e shoqatës fetare, thanë: “Kur dëgjuam se Alberti mund të kishte vrarë një njeri, na tronditi. 32-vjeçari erdhi tek shoqata jonë në muajin gusht të vitit të kaluar dhe kërkoi ndihmë dhe ne i kemi mundësuar strehim, ushqim dhe veshje sa herë që ka pasur nevojë. Madje i kemi siguruar edhe punë me kohë të pjesshme. Dukej i qetë, i dëgjuar, ishte fjalëpak, por kurrë nuk kemi pasur ndonjë dyshim se ai mund të ishte një vrasës. Jemi vërtetë të tronditur që kemi ndihmuar një person të tillë!”.