Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e së dielës qytetin e Burrelit. Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani”, ku një sasi eksplozivi shpërtheu në një lokal përballë shkollës 9-vjeçare “31 Korriku”. Sipas policisë lënda eksplozive është hedhur nga kjo dritare, e tualeti të lokalit rreth orës 22:05.
Në momentin e hedhjes së lëndës eksplozive brenda ka qenë personi që e kishte me qera. Sipas policisë së Matit, i riu sapo ka ndjerë erën e fitilit zjarr përcjellës ka dalë menjëherë jashtë, duke shpëtuar atentatit.
Shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm saqë ka shkatërruar gjithçka në lokal. Policia dhe grupi hetimor ishin në vendin e ngjarjes, ndërkohë që deri tani janë marrë në pyetje disa persona, kryesisht ata që kanë në pronësi lokalin dhe ata qe e kishin me qera. Qiramarrësi i lokalit Selim Lika 35 vjeç.