Ditët e fundit është komentuar shumë çështja e komunitetit LGBTI që po ndërmerr një fushatë për të informuar gjimnazistët rreth orientimit seksual. Mbrëmjen e sotme në emisionin Tonight të Ilva Tares ka qenë përfaqësuesja e komunitetit Xheni Karaj. Në panel ka pasur dhe të ftuar të tjerë, ndër ta dhe pedagogia e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Jonila Godole.
Godole i ka kërkuar Karajt të shikojë se çfarë janë duke bërë, pasi e gjitha kjo mund të jetë një propagandë. Por duket se Karaj nuk ka dashur ta dëgjojë këshillën.
Pjesë nga biseda:
Godole: Xheni, nuk më lë përshtypje shumë të mirë mënyra se si shpreheni sikur jeni krenare për atë që jeni. Jeni njeri dhe jeni krenar. Unë nuk jam krenare që jam heteroseksuale, unë jam thjesht njeri. Kujdes me këtë që bëni, se kjo është propagandë. Nuk ka rëndësi se çfarë bëjmë secili nga ne…mënyra jo korrekte që po shpreheni tani..
Karaj: Nëse ti dyshon identitetin tënd heteroseksual, më vjen keq për ty…
Godole: Nuk e diskutojmë identitetin tonë përpara publikut. Dhe problemi është mënyra siç po shprehet zonja apo zonjusha këtu në panel, duke bërë propagandë. Ajo është thjesht gjëja jote personale, dhe mos e bëj agjentë. Me ju e mbylla.