Një 13 vjeçare vdiq sot pas komplikimeve shëndetësore dhe tre fëmijë të tjerë të familjes Ismajli ndodhen në QSUT nën kujdesin e mjekëve. Në një deklaratë për mediat Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se tre fëmijët të cilët u transportuan me helikopter nga fshati Berish në Fushë-Arrëz nuk kanë shenja për fruth siç u dyshua fillimisht.
“Ndërsa tre fëmijët e tjerë të së njëjtës familje, përkatësisht 11, 16 dhe 17 vjeç u transportuan me helikopter drejt QSUT mesditën e sotme. Gjendja e tyre paraqitet e qete dhe po trajtohen ne pediatri dhe ne spitalin infektiv ne QSUT.
Sipas mjekeve te QSUT, nuk ka shenja klinike për fruth por aktualisht po kryhen te gjitha analizat për të vërtetuar diagnozën“, sqaron Ministria.
Në deklaratë thuhet se Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup pune për verifikimin e shkakut të vdekjes se 13 vjeçares në Fushë Arrëz.