Vazhdon beteja e pijeve energjike në tregun shqiptar. Përplasja sheh prej vitesh kundër njëra-tjetrës pijen B52, të prodhuar nga firma shqiptare “Arseni shpk” që ka regjistruar markën në Shqipëri përpara B-52-shit të prodhuar nga kolosi holandez Bavaria. Pas 10 viteve betejë ligjore, më në fund më 18 dhjetor 2017 Gjykata e Lartë i njohu Arseni shpk të drejtën e titullit të markës B-52, duke ndaluar Bavarinë (siç parashikohet nga konventat dhe nga ligjet ndërkombëtare) të shpërndajë në territorin shqiptar produktin e tij B52.
Vendimi i Gjykatës që dëshmon fitimin e çështjes nga ana e Arseni shpk
Por Bavaria duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga biznesi i saj, kështu ka hedhur në treg një pije energjike që quhet 852 dhe siç e shikoni në këto pamje ka një konfeksionim dhe një logo identike me B52 që prodhonte më parë.
PAMJE KRAHASUESE B52-852
Dhe meqë edhe 852 është konsideruar nga gjykata si abuzive, Bavaria ka fillura të prodhojë një tjetër pije me markën 8S2, që siç e shikoni përsëri është identike me B52-në e ndaluar.
LOGO 8S2
Po si reagojnë konsumatorët? A i dallojnë ata diferencat mes këtyre 3 etiketave që në të vërtetë janë identike me B52 që sipas gjykatës në Shqipëri është tashmë pirate? Nga një investigim në terren , duket qartë se pijet me markën 852 dhe markën 8S2 janë identike dhe krijojnë konfuzion te konsumatorët: të gjithë janë të bindur në fakt se pija që kanë përpara quhet B52 dhe nuk arrijnë të gjejnë asnjë ndryshim. Por e vetmja B52 e autorizuar nga gjykata të qarkullojë në Shqipëri është një tjetër ndërsa ajo që ngatërohet me markën e ngjashme është e ndaluar dhe kështu duhet të jetë sipas ligjit edhe për të gjitha imitimet.
B-52 te regjistruara ne Shqiperi