Një e re i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Mësohet se një 19 vjeçare, banuese në fshatin Dishnicë të Korçës është vetëhelmuar. Sipas policisë e reja ka mbëritur në Spitalin e Korçës rreth orës 04:45 e shoqëruar nga familjarët. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shtetasja me inicialet E.H ka konsumuar fostoksinë në banesë, ku më pas në Spital ka ndërruar jetë.