Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku një fëmijë është përplasur nga treni. Aksidenti ndodhi në afërsi të ish-Metalurgjikut në fshatin Katund i Ri. Mësohet se fëmija i plagosur ndodhet në reanimacionin e spitalit të Elbasanit, në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve. Deri më tani nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes në fjalë si dhe identiteti i fëmijës.
Njoftimi i policisë
Më datë 30.03.2018 në fshatin Bradashesh treni i pasagjerëve ka pëplasur shtetasen e mitur E.Z., 12 vjeçe banuese në Elbasan Bradashesh, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i trenit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.